Lajme

Selmani: Mediat në Maqedoni janë të korruptuara

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 08 May 2017

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Naser Selmani, deklaron se ka indikacione për shkatërrimin e paramenduar të MPM, kurse drejtoreshës i është ofruar rrogë prej 25 mijë euro, në të njëjtën kohë, gazetarëve u është ulur rroga, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Selmani thotë se ky rast tregon qartë se në Maqedoni mediat ekzistojnë për propagandë politike të pushtetit në ikje që, sipas tij, shkretoi gjithçka. Ai thekson se mediat në Maqedoni janë të korruptuara, pushteti i keqpërdorë mediat.

Kryetari i SHGM-së dënoi menaxhmentin e MPM-së që, sipas tij, jo që nuk arriti ta shpëtojë kompaninë, por edhe tenton që t’u ikë obligimeve ligjore për kompenzim të gazetarëve./Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera