Lajme

Selmanaj pasuri prej 300.000 eurosh ndërsa merr kredi 10.000 euro për martesën e djalit(Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 29 June 2017

Kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, ka deklaruar në Agjencinë kundër Korrupsionit se ka marrë një kredi prej 10.000 euro për martesën e djalit pavarësisht së ka deklaruar afër 300.00 euro pasuri të paluajtshme.

Selmanaj ka deklaruar se këtë kredi e ka marrë në vitin 2014 dhe pritet ta përfundoj në vitin 2018  por ka deklaruar edhe një kredi tjetër me vlerë prej 20.000 euro të marrë në vitin 2010 për blerjen e një trualli, shkruan Infokusi.com

Pasuria e tij e paluajtshme arrin vlerën e 296.500 euro, shtëpi dhe truall me vlerë 60,000, tokë me vlerë 75,000, banesë me vlerë 70,000, podrum me vlerë 60,000, dhe truall me vlerë  31,500.

-Advertisement-

Pavarësisht kësaj Selmanaj nuk ka deklaruar se ka asnjë veturë në pronësi ndërsa ka deklaruar vetëm 1,500 euro para të gatshme në bankë, shkruan Infokusi.com

Si kryetar I komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj ka deklaruar se merr 15,000 euro të hyra vjetore ndërsa të hyrat mujore të fëmijëve janë 558.83/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera