Lajme

Selmanaj: Kurti nuk e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, u fut në paranoja

Autori: Gazeta inFokus 07:20 | 10 April 2020

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, në T7, ka thënë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme sepse u krijuan paranoja.

“Kurti nuk e shpalli gjendjen të jashtëzakonshme sepse u krijuan paranoja si puci e gjana tjera”, është shprehur Selmanaj.

“E më pas e shkeli kushtetutën duke vepruar mbi paranoja”.

-Advertisement-

Tutje, Selmanaj tha se nuk ka ekzistuar asnjë koordinim në mes të LDK’së dhe presidentit Thaçi në zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

“Ne kemi vlerësime më negative se sa VV’ja për presidentin Thaçi”, ka thënë Selmanaj.

“LDK’ja në asnjë variant nuk është në koordinim me presidentin Thaci, e as për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”, shtoi Selmanaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera