Lajme

Selmanaj: Albin Kurti do rrezikojë rendin juridik, nëse nesër nuk përfshihet marrëveshja e 2015-tës

Autori: Gazeta inFokus 22:44 | 01 May 2023

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka folur rreth takimit të nesërm mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq.

Selmanaj përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, çfarëdo dokumenti që do trajtohet nesër në Bruksel, nëse nuk e ka të përfshirë pikën e marrveshjes së vitit 2015, ku Gjykata Kushtetuese do ta ketë fjalën e fundit për intepretim të dekretit dhe statutit për asociacionin atëherë sipas tij, pasojat për vendin do jenë të paparashikueshme.

“Pa siguresën që ajo pikë i jep Gjykatës Kushtetuese, dhe përmes saj i jep siguri Kosovës, Albin Kurti do ta rrezikojë rendin juridik, parimin e unitaritetit të shtetit dhe integritetin territorial të Kosovës”, shkroi tutje Selmanaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera