Lajme

Selimi: VV-ja do të kërkojë partneritet nga koalicioni LAA-n për të qeverisur vendin!

Autori: Gazeta inFokus 23:04 | 12 June 2017

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi thotë se Qeveria e re e Republikës së Kosovës nuk do të formohet nga koalicioni PAN nëse ata llogarisin në VV-në se do t’iu bashkohet për t’i bërë numërat.

Sipas tij, PAN-i nuk do ta ketë as mbështetjen e koalicionit LAA-n për t’i bërë numrat për të qeverisur vendin.

“Më sa kam parë dhe dëgjuar, këtë qëndrim ka marrë edhe koalicioni tjetër ndërmjet LDK-AKR-së dhe Alternativës”, tha ai.

-Advertisement-

Koalicioni PAN sipas Selimit obligohet të tërhiqet nga ideja për formimin e qeverisë nëse një gjë të tillë nuk arrin ta bëjë brenda një përiudhe të shkurtër kohore, kështu duke ju lëshuar radhën subjekteve tjera që garuan në zgjedhjet e parakoshme të ditës së djeshme, raporton GazetaBlic.com

“Unë besoj që LDK-ja nuk do ta bëjë një gjë të tillë. Nëse PAN-i nuk e formon qeverinë për 10 ditë duhet të lëshojë radhë sepse ka edhe numëra tjerë në Kuvend. Nëse PAN-i nuk e bënë e bëjnë të tjerët e të tjerët jemi ne. Do të kërkojmë partneritet dhe mbështetje nga të tretët në këtë garë”, ka thënë ai.

Ndërkaq duke i komentuar raportet ndërmjet VV-së dhe presidentit të vendit Hashim Thaçi i cili me formimin e qeverisë obiligohet t’i bartë të drejtën e qeverisjes kryeministrit, Selimi tha se nëse një gjë të tillë nuk e bën për të nominuarin e VV-së për Kryeministër Albin kurtin, ai do të përballet me protesta.

“Nëse Thaçi është i gatshëm të mos ta bëjë një gjë të tillë le të bëhet i gatshëm për tu përballur me sheshet”, tha ai në emisionin “Dita D+” të RTV Dukagjinit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera