Lajme

Selimi përcjellë informata nga Brukseli: Zbatimi i aneksit, në fund të fundit, do të jetë “merre ose lëre

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 07 March 2023

Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, ka shpërndarë edhe sot disa prej informatave që ai thotë se i vinë nga Brukseli lidhur me propozimin evropian dhe ankesin e tij.

Pas kthimit nga Brukseli të Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit, ku ata kishin pranuar propozimin evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, palët do të punonin rreth planit të zbatimit të propozimit.

Sipas asaj që ka shkruar Selimi, palët do të japin komentet e tyre rreth aneksit të propozimit evropian, që përfshin planin e zbatimit, por ai në fund do të jetë një version i prerë nga Bashkimi Evropian.

-Advertisement-

“Zërat e fundit nga Brukseli: Të dyja palët kanë komentet e tyre, por zbatimi i aneksit, në fund të fundit, do të jetë “merre ose lëre”, për Kosovën dhe Serbinë”, ka shkruar ish-zyrtari i lartë.

Më 18 mars është takimi i radhës mes Kurtit dhe Vuçiq, i cili, kësaj radhe është caktuar të mbahet në Ohër të Maqedonisë Veriore.

Selimi, duke cituar “zërat” nga Brukseli, shkruan se atë ditë nuk do të ketë nënshkrim të marrëveshjes. Një ceremoni potenciale do të ndodhë në njërën prej kryeqendrave evropiane; në Bruksel, apo në Paris.

“Nuk do të ketë nënshkrim në Ohër, por ka mundësi për një ceremoni të madhe në Paris ose në Bruksel. Blinken [sekretari amerika Antony Blinken] dhe liderët kryesorë të BE-së mund të jenë të pranishëm. Një optimizën shumë i kujdesshëm në BE”, ka shkruar sot Selimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera