Lajme

Selimi: Para Gashit duhej shkarkuar Rikallo e policët që rrahnin njerëz

Autori: Gazeta inFokus 21:11 | 26 January 2018

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka theksuar se para Dardan Gashit do të duhej të shkarkoheshin disa persona të tjerë në Kosovë.

“Mendoj se Dardan Gashi nuk do të shkarkohet, derisa nuk është shkarkuar ministri Rikallo që ka gjuajtur dhe ka shkaktuar lëndime në njerëz. Gashi nuk do të duhej të shkarkohej para personave tjerë që mbajnë përgjegjësi si psh njerëz në polici që rrahin njerëz rrugëve, njerëz në polici që dalin duke numëruar qindra mijëra euro në internet etj, prandaj ministri nuk besoj që do të shkarkohet”, ka thënë Selimi.

Sipas tij, nëse dikush nuk do ta regjistronte atë video, atëherë kjo temë nuk do të diskutohej sot në Kuvend.

-Advertisement-

“Duke mos amnistuar askënd, mund të bëjmë një ambient më të sigurt për të gjithë, duke bërë ligje për të dënuar këtë akt, duke dhënë kontribut që institucionet e drejtësisë të jenë të vetmet që kanë të drejt të mbajnë armë dhe duke i dhënë mundësi Dardanit që të shkoj në poligon për të gjuajtur etj”, ka përfunduar Selimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera