Lajme

Selimi: Koalicioni qeveritar i dizajnuar për specialen, Zajednicën dhe Demarkacionin

Autori: Gazeta inFokus 22:05 | 26 April 2017

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi konsideron se koalicioni qeveritar PDK-LDK-LS është dizajnuar për çështjet e caktuara siç janë Gjykata Speciale, Zajednica dhe Demarkacioni me Malin e zi.

“Koalicioni PDK-LDK-LS është dizajnuar ekskluzivisht për Gjykatën Speciale, Zajednicën dhe Demarkacionin me Malin e Zi. Tashmë kur po dihet fati i këtyre projekteve, rrjedhshëm po vijnë zgjedhjet e parakohshme si zgjidhje. Në ndërkohë PDK dhe LDK po luajnë me këto marrëveshje dhe me zgjedhje më shumë si kërcënim ndaj njëra-tjetrës dhe fatin e zgjedhjeve e lidhin me gjëra që nuk do të duhej të kishin lidhje me zgjedhjet”, ka thënë Selimi në një prononcim për Indeksonline.

Sipas Selimit, zgjedhjet janë e vetmja mundësi për ndryshim pozitiv. “Sido që të jetë, zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për të dalë nga mosfunksionimi total i institucioneve shtetërore. Qeveria dhe Kuvendi tashmë janë në kolaps dhe vetëm një qeverisje dhe një qeveri tjetër mund të hapin shansin për ndryshim pozitiv”, ka shtuar Selimi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera