Lajme

Selimi: Kjo do të jetë protesta më masive e organizuar ndonjëherë

Autori: Agnesa Çitaku 19:05 | 25 September 2018

Lëvizja Vetëvendosje po bënë përgatitjet e fundit për protestën e paralajmëruar me 29 shtator.

Madje po presin që do të jetë më masivja deri tani në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur për gazetën inFokus, deputeti i VV-së, Rexhep Selimi.

-Advertisement-

Ai ka thënë se qytetarët po e shohin të nevojshme ti bashkohen protestës.

“Duket që është një frymë shumë pro protestës, do të jetë një nga protestat më të organizuara dhe masovike aq sa po shihet tashmë. Pa dallime politike qytetarët e Kosovës po e shohin të nevojshëm të jenë pjesë e kësaj proteste dhe duket që në këtë protestë do të marrin pjesë kategori të ndryshme të shoqërisë dhe anëtarë të subjekteve të ndryshme politike pavarësisht a do të marrin pjesë apo jo krerët e tyre”, ka thënë Selimi.

Ai ka bërë të ditur se të premten do ti publikojnë emrat e të gjitha subjekteve politike e institucioneve tjera që do ta përkrahin protestën.

“Një pjesë e organizate dhe shoqërisë civile tashmë na është bashkuar ndërsa presim që gjatë javës të na bashkohen edhe pjesa tjetër. Deri më tash ende nuk e kemi përkrahjen e LDK-së të cilën e kemi kërkuar, sepse ka kuptim edhe nevojë. Por, kemi përkrahje nga subjektet jashtëparlamentare të cilat do ti publikojmë bashkë ndërsa deri të premten kanë kohë të na bashkohen edhe partitë e tjera”, ka shtuar ai.

E për përfaqësuesit e Partisë Social Demokrate, të cilët para pak muajsh u larguan nga VV, Selimi thotë se nuk ka njohuri nëse do të marrin pjesë në protestë.“Nuk e di nuk kam njohuri personalisht”, ka thënë shkurt Selimi.

Ai nuk ka dashur të deklarohet për mocionin që pritet ta formoj LDK.

“Jemi të fokusuar kryesisht në protestën e së shtunës, të gjitha kapacitetet tona janë të orientuara në protestë ndërsa pas protestës të së shtunës mund të diskutojmë çfarë kanë deklaruar zyrtarët e LDK-së”, ka thënë ai.

Ndryshe gjatë ditës gazeta inFokus për çështjen e mocionit ka kontaktuar edhe me deputetit e Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA-së, Milaim Zekën i cili është shprehur kundër rrëzimit të Qeverisë.

“Nuk mundet Lidhja Demokratike e Kosovës e asnjë partin politike tjetër me bo mocione dhe me fitu vota të deputetëve përmes gazetarëve, ata duhet të na ftojnë dhe të flasin me ne të bëjmë marrëveshje të brendshme e pastaj të dalin me deklarata para gazetarëve. Krejt kjo punë po bëhet për marketing politik, nuk e kanë qëllimin me e rrëzu as Thaçin e as askënd tjetër. Unë personalisht nuk do të votoj rrëzimin e Qeverisë deri në shtatorin e vitit të ardhshëm”, ka thënë ai.

Lëvizja Vetëvendosje këtë të shtunën do të organizoj protestë paqësore në Prishtinë.

Nën moton ‘Një popull s’i nënshtrohet një njeriu’ protesta do të filloj në orën 14:00. Në njoftimin për protestë thuhet se do të protestohet për të kundërshtuar pazaret me tokën e Kosovës. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera