Lajme

Selimi ia kujton Haxhiut kur Albin Kurti takohej me serbët i mbuluar me batanije

Autori: Islam Morina 21:55 | 08 December 2021

Ish ministri i Drejtësisë Selim Selimi, i është kundërpërgjigjur ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila e goditi rënd ish-kryeministrin Haradinaj për të cilin tha se dikur kriminelët priteshin në zyret qeveritare.

Selimi ka treguar se kryeministri i dikurshëm Ramush Haradinaj, i kishte pritur në zyre dhe hapur ata që mbanin funksione në bazë të kushtetutës, kurse ia ka kujtuar asaj se kryeministri i tashëm është takur me kriminel serb në një veturë e i mbuluar me batanije, shkruan Gazeta Infokus.

Selimi duke aluduar në ministren Haxhiu ka thënë se paskan folur politikanët me korrespodencë, duke ia përmendur takimin me Jelena Bjellicën, injoruar shqiponjën e trajtimi i Serbisë me debulesë tregon hipokrizinë e kryeministrit Kurti dhe politikanëve me korrespodencë.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Selimit:

“Sot paskan folur ata që janë politikan me korrespodencë. Në zyret e KM Haradinaj janë pritur haptaz ata që kanë mbajtur funksione në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Përderisa KM i tashëm është takuar me kriminel serb në një veturë i mbuluar me qebe e ka kohabituar me po të njejtit, ne kemi takuar çdonjërin që ju ka nënshtruar ligjeve të Republikës. Fusnota, takimi me qebe me Jelena Bjellicën, injorimi i shqiponjës edhe trajtimi i Serbisë me debulesë tregon hipokrizinë e KM Kurti dhe politikanëve me korrespodencë. Amerika është partner e vendimet e saj janë shpëtim. Krimi i organizuar është pikë lufte për të gjithë ne, çdo tentim për të kthyer kto vendime në sulme të brendshme tregon që kjo qeveri ska vizion por ka mllef, mllef ndaj popullit të saj. Historia absolvon!”, ka shkruar Selim Selimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera