Lajme

Selim Pacolli: Ish pallati i shtypit do të kalojë ekskluzivisht në shërbim të të rinjëve

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 19 October 2017

Gjatë një konference për medie sot, kandidati për Kryetar të Komunës së Prishtinës nga AKR, Selim Pacolli, deklaroi se ish pallati i mediave “Rilindja” do të kalojë eksluzivisht në shërbim të të rinjëve të Kosovës.

Ky objekt sipas tij duhet të funksionalizohet në shërbim të tyre, që ata të kenë mundësinë e zhvillimit të aktiviteteve, inovacioneve në fushën e teknologjisë informative dhe në lëmi të tjera  të cilat do të ishin atraksion për kompanitë e mëdha botërore.

Në mbështetje ndaj të rinjëve të Kosovës ai deklaroi se do të punojë në maksimum për krijimin e vendeve të reja të punës duke i lidhur ata me kompani të mëdha botërore. “Pretendoj që të rinjëve të Kosovës të ju ofrojë kontakte me kompanitë e mëdha botërore, siç janë Google Earth, Samsung,Philips, Apple, që në të ardhmen të krijojmë më shumë vende të reja të punës” tha Pacolli.

-Advertisement-

Për më tepër ai theksoi se duke krijuar kushte më të mira, të rinjtë e Prishtinës nuk do ta kenë alternativë të vetme Evropën, mirëpo Evropa do t’i shehë ata si alternativë.

Sa i përket  Pallatit të Rinisë, Pacolli deklaroi se ky pallat duhet të ju kthehet në shërbim të rinjëve, duke i liruar ata nga çdo pagesë për shfrytëzim të tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera