Rozë

Selena përgatitet për më të keqen (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 01 September 2017

Një numër jo i paktë profilesh të personave të famshëm në Instagram ka rënë pre e një sulmi hakerash, që sipas vetë rrjetit social mund të kenë siguruar akses tek fotot dhe mesazhet e tyre.

E mes viktimave të këtij sulmi është edhe Selena Gomez. Këngëtarja dhe aktorja 25-vjeçare është paralajmëruar gjatë javës, kur hakerat i publikuan një foto krejtësisht lakuriq të ish të dashurit të saj, Justin Bieber.

Të tjera foto dhe mesazhe mund të rrjedhin në internet pas kësaj dhe veç Selenës, një numër i madh aktorësh, këngëtarësh dhe modelesh janë vënë në alarm, transmeton tch.Një pjesë e madhe e tyre është kontaktuar nga Instagram, që u ka kërkuar që të ndryshojnë fjalëkalimet e llogarive të tyre.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera