Rozë

Selena Gomez këshillon si të vishemi në palestër

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 01 March 2018

Ajo është imazh i një prej firmave më të njohura, e pikërisht për këtë arsye në gardarobën e saj nuk mund të mungonin veshjet sportive.

Bëhet fjalë për këngëtaren dhe aktoren, Selena Gomez e cila është fotografuar duke dalë nga palestra.

Bukuroshja, e cila është aktualisht në një lidhje dashurie me Justin Bieber, shfaqet me një palë streçe të ngushta të zeza dhe të bardha, të kombinuara me një bluzë sportive të bardhë dhe atletë të zeza.

-Advertisement-

Pa make up dhe me flokët e kapur në mënyrë të shkujdesur, Selena nuk ka harruar të vendosë syzet e zeza dhe sigurisht edhe filxhanin e kafesë.

Kjo është sipas saj mënyra më e mirë për të nisur ditën dhe fituar më shumë enegji për pjesën tjetër të saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera