Lajme

Sela: Na vranë më 27 prill, por ne u ringjallëm sërish (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 22 May 2017

Kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, gjatë konferencës për shtyp ku ka folur për sulmin e përgjakshëm në Kuvend, ka thënë se do të vazhdojë të luftojë për të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë.

“Neve na vranë më 27 prill, por ne u ringjallëm sërish”, ka thënë Sela gjatë konferencës për shtyp.

Sela bëri të ditur se do ta mbështesë qeverinë e re të Zoran Zaevit dhe më pastaj do të bëjnë rivlerësim të veprimit të tyre në 100 ditët e qeverisjes së re.

-Advertisement-

Ai thotë se kjo do të bëhet pa marrë parasysh nëse do të marrin poste ministrore, ose jo.

Ai zotohet se do të kërkojë që të zbardhen rastet “Sopoti” dhe “Monstra” deri në fund dhe do të kërkojë lirimin e të burgosurve, që sipas tij janë të pafajshëm.

Sela gjithashtu ka thënë se nuk heq dorë nga çështja e gjuhës shqipe përmes ndryshimeve ligjore, duke theksuar se nuk heq dorë as nga Deklarata Politike Shqiptare. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera