Lajme

Sekuestrohen ar*më në Cermjan të Gjakovës

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 29 March 2024

Më zbatim të urdhërkontrollit të lëshuar nga Gjykata, Stacioni Policor në Gjakovë sot ka kryer kontrolle në dy lokacione, në vendbanimet e dy të dyshuarve në fshatin Cermjan në këtë komunë.

Bëhet e ditur se gjatë kontrollit në posedim të njërit prej tyre është gjetur një armë zjarri automatike dhe një pistoletë me 18 fishekë, ndërsa në vendbanimin e të dyshuarit tjetër është gjetur një armë zjarri e gjatë dhe tre copë fishekë.

Armët dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Veprimet hetimore ndaj këtij rasti do të vazhdojnë në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Armët e konfiskuara në fshatin Cermjan të Gjakovës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera