Sport

Seks-skandalet e famshme në futboll

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 27 November 2017
Karim Benzema e ka ndjekur Euro 2016 si një tifoz çfarëdo, nga shtëpia. Me ndonjë peng më shumë se një tifoz normal, sepse në fushë, për të mbrojtur ngjyrat e Francës, mund të kishte qenë edhe ai.
Por sulmuesi i Real Madrid ka përfunduar jashtë kombëtares për shkak të skandalit ku është përfshirë dy vite më parë.

Bashkëkombësi i tij Valbuena kishte xhiruar një video erotike me bashkëshorten e tij dhe Benzema e ka vënë në kontakt me persona që kanë dashur t’i bëjnë shantazh, shkruan Telesport.

Kështu, Federata Franceze ka kërkuar përjashtimin e tij nga ekipi i Deschamps. Natyrisht është një çështje e ndryshme nga ajo e De Gea-s, i cili është akuzuar për abuzime seksuale bashkë me Muniain. Ura lidhëse, sigurisht, është seksi, shkaku kryesor pse shumë lojtarë kanë përfunduar në telashe.

-Advertisement-

Benzema i ndaluar nga policia pë rastin Valbuena

Rasti që ka pasur lidhje me Adam Johnson është mbyllur në mënyrën më të keqe të mundshme për ish-lojtarin e kombëtares angleze, i cili është dënuar me 6 vite burg sepse kreu marrëdhënie seksuale me një vajzë 15-vjeçare. Amantino Mancini, ish-lojtar i Roma-s, Inter-it dhe Milan-it, e ka përfunduar aventurën e tij në Itali me një dënim prej 2 vitesh dhe 8 muajsh për dhunë seksuale kundrjet një vajze të njohur gjatë një feste të organizuar nga Ronaldinho. Akuzat për përdhunim kanë goditur edhe Patrick Kluivert në 1997-ën, pak muaj para kalimit të tij te Milan. Por holandezi është shpallur i pafajshëm kur është vërtetuar se akuza nuk ka pasur baza. I fundit në radhë ka qenë Robinho, i cili është dënuar me 9 vite burg nga Gjykata e Milanos, me akuzën se ka përdhunuar në grup një vajzë të shqiptare.

Robinho në kohën kur luante me Manchester City

Më të shumtë janë skandalet që nuk kanë lidhje me kodin penal, kryesisht në Angli, ku “tabloid”-et e famshme janë të mbushura me skandale seksuale. Nga tradhtia e John Terry me të fejuarën e shokut të kombëtares Wayne Bridge, te marrëdhëniet seksuale të Rojo (Manchester United) me një trajnere fitnesi, e cila e ka bërë publik lajmin, deri ta tradhtitë e Giggs. Në 2010-ën, në syrin e ciklonit mediatik kanë përfunduar tre lojtarë të kombëtares franceze: Franck Ribery, Sidney Govou dhe, përsëri, Karim Benzema, për shkak të lidhjes Zahia Dehar, një prostitutë që në kohën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë minorene.  Në Kupën e Konfederatave të luajtur në 2013-ën shumë lojtarë të Spanjës, pas fitores ndaj Uruguajit, që i ka siguruar kualifikimin e “Furive të Kuqe” në gjysmëfinale kundër Italisë, kanë menduar ta festojnë këtë arritje duke zhvilluar një strip poker në hotel. Alkool dhe prostituta. Gjithçka është publikuar nga mediat.

Ish-Perandori Adriano

Në këtë listë nuk mund të mungojë sigurisht Perandori, braziliani Adriano, i cili ka organizuar një festë “hot” në Rio me 18 prostituta të marra nga një bordello e Copacabana-s. Pa harruar edhe Ronaldo-n, “Fenomenin”, i cili ka rënë viktimë e shantazhit të tre transeksualëve, që ishin thirrur nga ai duke menduar se ishin prostituta. Mbrëmja nuk ka shkuar siç pritej.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera