Sport

“Sekreti” i gjuajtjeve të lira, flet Andrea Pirlo

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 29 November 2017

Andrea Pirlo ka pranuar të vjedhë “sekrete” nga David Beckham për të ndihmuar veten në përmirësimin e aftësisë së tij, tashmë të klasit botëror, në goditjet e lira.

Ish-ndërkombëtari i Italisë ka “dalë në pension“ në fund të kontratës së tij me New York City dhe tani është në gjendje të reflektojë mbi karrierën e vet të shquar.

Duke folur për “L’Equipe” Pirlo zbuloi aftësit dhe “sekretin” e gjuajtjeve të lira.

-Advertisement-

“Kur unë isha fëmijë merrja një top të vogël prej shkume dhe përpiqesha që goditjet e mia të kalonin mbi divan. Synoja që topi të përfundonte në cep të dritares. Te Milani kemi pasur Beckham, Ronaldinho, Seedorf…, ekzekutues shumë të mirë. Ne bisedonim me njëri-tjetrin, e shihnim njëri-tjetrin dhe ia vodhëm sekretet njëri-tjetrit. Kam parë gjatë goditjet e lira të Juninho, pa qenë në gjendje të kuptoj se si ekzekutonte ai. U përpoqa dhe u përpoqa, derisa përfundimisht dola me mënyrën time për të goditur. Isha duke i provuar të gjitha llojet e goditjeve të lira.”

“I thoja vetes se ishte e pamundur të mos shënoja. Ishte e mjaftueshme vetëm për të marrë topin, për ta goditur mbi mur dhe ishte gol. Në futboll, si në jetë, ka gjithmonë milimetra, të cilat mund të ndryshojnë gjërat, rrjedhën e një goli, ose të një jete. Është një shenjë e fatit, një talent natyral, që prindërit e mi më dhanë. Për të dalë përpara topit, gjej pozicionin e duhur. Gjithnjë dukej aq e thjeshtë për mua, por nuk mund të jetë e tillë për të tjerët. Është krejtësisht e natyrshme. Isha shpesh gati për të festuar, para se topi të kishte shkuar në rrjetë. Duke gjykuar trajektoren e topit, e dija intuitivisht nëse do të ishte gol apo jo.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion

Të tjera