Sekrete bukurie që parfumi t’ju zgjatë deri ditën tjetër

Autori: Gazeta inFokus
14:19 | 17 May 2017
Parfumi është një produkt i padukshëm në pamje të parë, por pa diskutim një prej atyre gjërave më përcaktuese të stilit të një personi.
E keni pyetur veten pse na pëlqen një parfum? Ndoshta sepse na kujton diçka. Ndoshta sepse na përfaqëson, na shpreh, na plotëson.
E vështirë përgjigjja.
Shqisa e të nuhaturit është ajo që ka ndërhyrje të menjëhershme te kujtesa jonë, tek emocionet e njeriut dhe psikologjia e tij. Por e dini cilat janë sekretet e njerëzve që duken të parfumosur nga koka deri te këmbët ?
Më poshtë janë pesë sekrete bukurie që do ju ndihmojnë që parfumi juaj të zgjasë deri ditën tjetër:
– Në qoftë se doni që parfumi juaj të qëndrojë sa më gjatë, duhet t’i kushtoni rëndësi një detaji të rëndësishëm siç është hidratimi i lëkurës. Pasi bëni dush, mos harroni të lyeni trupin me krem hidratues. Hidratimi është shumë i rëndësishëm pasi nuk lejon lëkurën të thahet dhe të përthithë sa më parfumin.
– Që parfumi juaj të zgjasë sa më gjatë, duhet ta hidhni atë jo vetëm tek kyçet e duarve dhe qafa, por dhe në zona të tjera të ndjeshme të trupit si pjesa pas gjunjve, kërthiza dhe mbrapa veshëve. Venat që gjenden afër veshit dhe pas gjunjëve krijojnë nxehtësi duke e bërë aromën e parfumit më të fortë. Kurse aplikimi i parfumit tek kërthiza e hidraton atë dhe sjell baraspeshën e duhur që aroma të zgjasë më shumë.
– Në përgjithësi shumë femra fërkojnë pjesën e brendshme të kyçeve kur hedhin parfum. Shmangeni këtë veprim pasi shpërbën dhe avullon molekulat e parfumit. Si rrjedhojë aroma nuk do të qëndrojë gjatë në trupin tuaj, shkruan Living.al.
– Në qoftë se doni që parfumi juaj të zgjasë gjatë, kushtojini vëmendje ruajtjes së tij. Nëse parfumi lihet në tualet ai ndryshon aromën pasi avulli i dushit dhe lagështira çojnë deri në avullimin e tij. Këshillohet ta ruani në frigorifer ose në ndonjë kënd të dhomës suaj ku është i mbrojtur nga veprimi i agjentëve të jashtëm, siç është dielli.
– Ndoshta mund ta keni bërë shkarazi, por ekspertët e industrisë së rekomandojnë të spruconi pak parfum dhe mbi flokë. Distanca nuk duhet t’i kalojë të 30 cm-at, ose mund ta bëni duke ulur kokën poshtë. Kështu do të ndjeni aromën tuaj të preferuar në të gjithë trupin.

Të tjera
-
Osmani kujton masakrat e Pastasellës dhe Malishevës: Kujtimi për ta është i përhershëm
Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Pastasellës ...
-
Arrestohet një person në Prishtinë për hyrje në sistemet kompjuterike
Policia e Kosovës bëri të ditur se është identifikuar dhe arrestuar i dyshuar...
-
Vdes një person në Prishtinë derisa ishte me vëllanë dhe shokun e tij
Një person ka vdekur pasditën e së të enjtës në Prishtinë, deri sa ishte me v...
-
Von Cramon: Edhe Kosova edhe Serbia fajtore për mungesë progresi në dialog
Të dyja palët janë fajtore për faktin se progresi në negociatat ndërmjet Pris...
-
Donald Trump i pari udhëheqës amerikan i vënë nën akuzë penale, Pelosi: Askush nuk është mbi ligjin!
Presidenti i SHBA, Joe Biden nuk ka komentuar aktakuzën e paraardhësit të tij...
-
Një grua gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Obiliq
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur pa shenja jete një grua në...
-
Rrahu fëmijët e saj, arrestohet një grua në Ferizaj
Një grua është arrestuar të enjten në Ferizaj, nën dyshimin se ka keqtrajtuar...
-
Abazoviq thotë që Mali i Zi do të ketë një sezon rekord turistik
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë që Mali i Zi do të ketë ...
-
Momenti kur sekuestrohet BMW-ja e gjelbër, shqetësonte Prishtinën me muzikë
Një veturë e tipit BMW më ngjyrë të gjelbërt ka kohë që po i shqetëson banorë...
-
Haradinaj kujton masakrën në Pastasel të Rahovecit: Dora barbare nuk i kurseu as të miturit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar ...
-
Konjufca: Mërgata shqiptare në SHBA e gatshme për të ndihmuar Kosovën
Mërgata shqiptare në Amerikë është e gatshme si gjithmonë për të ndihmuar Kos...
-
Republikanët shprehin mbështetje për zotin Trump pas ngritjes së akuzave penale
Udhëheqës të lartë republikanë në Kongres shprehën mbështetje për ish-Preside...