Sekretari i PDK-së: “Nuk kemi me i rrënu e as me i djeg institucionet e shtetit, as skem me gjujt molotov e gaz lotsjellës”
Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 19 October 2019
Sekretari i PDK-së për kryeyqtet, Bujar Cakolli, nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social në Facebook, pas daljes së PDK-së si parti e tretë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit, ka thënë që për kohën sa ishin në pushtet janë krenar për punët që kanë bërë.
Megjithatë, sipas tij, edhe ndihen keq për punët që nuk u bënë si duhet, shkruan gazeta inFokus.
“Pushtetin me tapi nuk e kemi pas. Për 12 vjet pushtet, jemi shumë krenar për punët e mira që i kemi bërë, sikurse që ndihemi jo mirë për ato pak punë që nuk i kemi bërë si duhet!”, ka shkruar Cakolli.
Ndërsa, tutje, Cakolli ka thënë që të gjitha partitë i kanë mundur disa herë, e duke sulmuar Vetëvendosjen, thotë që tash do të jenë opozitë e dinjitetshme e jo kundër institucioneve të Kosovës.
“Sa i përket fitoreve, asnjo prej neve nuk na ka mbetë merak. I kemi mund të gjithë dhe shumëherë, edhe LDK, edhe VV, edhe AAK, kushdo që na ka dal përpara. I kem deklasu edhe Albinin, edhe Isën”, ka thënë Cakolli.
“Tash jemi në opozitë, ama kemi me u majt si burrat dhe me dinjitet. Kemi me qenë konstruktiv e të përgjegjshëm, nuk kemi me i rrënu e as me i djeg institucionet e shtetit, as skem me gjujt molotov e gaz lotsjellës. Kudo që jemi e kryjmë punën me nder e përkushtim! #PDK #KadriVeseli”./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...