Sport

Sekretari gjeneral i Komitetit Olimpik Evropian viziton Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 26 October 2017

Drejtuesi i lartë i Komitetit Olimpik Evropian, sekretari gjeneral, Raffaele Pagnozzi, do të vizitojë për disa ditë Komitetin Olimpik të Kosovës.

z. Pagnozzi do të vijë të premten (nesër) dhe do të qëndrojë tri ditë.

Sekretari gjeneral i KOE-s, z. Raffaele Pagnozzi do të ketë rastin të njoftohet nga afër me punën dhe aktivitetet e KOK-ut, si dhe me planin strategjik të KOK-ut 2017-2020.

-Advertisement-

z.Pagnozzi do të ligjërojë edhe në kursin bazik për administratorë të sportit për Federatën e Peshëngritjes së Kosovës, që fillon nesër (e premte) në Hotel Sirius në Prishtinë.

Kjo është vizita e radhës që drejtues të Komitetit Olimpik Evropian dhe atij Ndërkombëtar që i bëjnë Komitetit Olimpik të Kosovës.

Kujtojmë që në muajin korrik, KOK-u u vizitua nga Znj. Pamela Vipond, zëvendësdrejtoreshë e Solidaritetit Olimpik të KON-it dhe z.Gianluca de Angelis, menaxher administrativ në KOE, të cilët mbetën të ngazëllyer me punën dhe të arriturat e KOK-ut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera