Lajme

Sejdiu: Qeveria do të blej rrymë nga 250 milionë euro çdo vit

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 31 May 2018

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu ka ngritur dyshime për realizimin e projektit të Termocentralit Kosova e Re nga kompania amerikane Contour Global.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës do ti paguaj nga 250 milionë euro për blerjen e energjisë nga termocentrali i ri, ndërsa kompania Countur Global i ka të garantuara të gjitha imputet dhe investimet dhe nuk ka asnjë nen në kontratë që ia ndalon ta shes këtë projekt.

“Këtu investim të huaj nuk ka. Ka pare të buxhetit që për çdo vit kem me i dhanë nga 250 milionë euro”, ka thënë Sejdiu, shkruan Gazeta Fokus.

-Advertisement-

Sipas tij, kompanisë Qeveria e Kosovës përveç thëngjillit, ujit, hapësirës e garanton edhe blerjen e energjisë nga Kosova e re me çmim të caktuar.

“Me këto kushte cilado kompani të vjen”, është shprehur Sejdiu./GazetaFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera