Lajme

Sejdiu: Po bëhen pazare mes presidentit dhe kryeministrit

Autori: Gazeta inFokus 20:25 | 03 September 2018

Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të kryesisë së Kuvendit të Kosovës, shefi i grupit parlamentar të PSD-së, Daradan Sejdiu ka thënë se vendimi i sotëm i qeverisë së Kosovës është vazhdim i avazit të mbajtjes së pushtetit, “ku pazaret po bëhen mes presidentit e kryeministrit, për pushtet’.

Sonte kryesia e Kuvendit të Kosovës mbajti mbledhje me kërkesë të kryeministrit, Ramush Haradinaj, e ku pikë e rendit të ishte: Shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Duke e kundërshtuar vendimin e Qeverisë, Sejdiu i PSD-së, ka kërkuar ndërtohet konsensus nacional, platformë që ndërtohet me dy të tretat në Kuvend, ekip që miratohet me dy të tretet në Kuvend. Ai po ashtu tha që shpreson se “këto orvatje të mos kalojnë nëse në Kuvend”.

-Advertisement-

“Është një Pazar mes Qeverisë dhe presidentit, i cili po vazhdon të behet në kurriz të Republikës Parlamentare. Fatkeqësisht këso lloj orvatjesh nuk sjellin pozicionim më të mirë as të Republikës, as pozicionim më të mirë të Kuvendit, e as vendimmarrje më të mirë për Republikën, e as vendimmarrje sipas frymës së Kushtetutës, që në Kuvend për tema të tilla duhet të ndërtohen në frymën e konsensusit”, tha Sejdiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera