Sejdiu: Për planin franko-gjerman duhet pajtueshmëri ndërmjet pozitës dhe opozitës
Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 16 February 2023
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në prag të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot kujtoi kohën kur është zgjedhur president. Ai u shpreh se e ka pasur fatin dhe privilegjin që në rrethana të vështira të marrë pozitën e presidentit. Këto dhe deklarata të tjera, Sejdiu i bëri gjatë ligjëratës së organizuar nga Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, me temën “Kosova 15 vjet shtet – Sfidat e shtetndërtimit”.
Sejdiu fillimisht u ndal në periudhat e mëhershme, me të cilat është përballur populli i Kosovës.
Ai tregoi edhe për vështirësitë për fillimin e një bisede, ku qëllimi kryesor ishte njohja dhe shpallja e Pavarësisë së Kosovës.
“Grupi i kontaktit nxjerr tre pikat e fillimit nëntorit të 2005, që thelbi kryesor i tyre ishte; nuk ka kthim të Kosovës në gjendjen e vitit 1999, ishte përgjigja e parë që jepej për pozitën e Rezulutës 1244, nuk ka ndryshim të territorit të Kosovës dhe nuk ka bashkim të Kosovës me dikë tjetër, kjo në gjuhën juridike, politike, filozofi, ishte paralajmërimi se shteti i Kosovës po bëhet.”, tha ai.
Sejdiu u shpreh se ka marrë pozitën e presidentit të vendit në situata të vështira.
“Unë kam pasur fatin dhe privilegjin që në rrethana të vështira të marrë pozitën e presidentit. Në një situatë edhe të vështirë edhe të lehtë. E vështirë për mua ishte sprova me temën e madhe të drejtpërdrejtë, sikur i bije të futesh në zjarr pa u përgatitur fare për të qëndruar. E lehtë ishte se ishte shtruar rruga për konceptin themelor që Kosova do të prezantojë, që Kosova do ta mbrojë dhe që Kosova do ta mbërrijë. Kam qenë në grupin politik-strategjik, dhe kjo më lehtësonte punën. Të them të drejtën, kisha trembje pak. Ditët e para, sepse çdo fjalë duhej të shkonte për teh shpate. I’a quaj për nder presidentit Ahtisaari që më ka dhënë kurajën në takimin e dytë kur ka qenë. Unë po e shoh se po shqetësohesh por mos harro se je më i përgatitur se unë kur kam marrë mandatin e presidentit, dhe e dyta fjalë që ma thotë është unë kam moshë, nuk kam ardhur për të luajtur”, tha Sejdiu.
Ai u shpreh se ka qenë një bindje se Kosova nuk ka potenciale as politike, as diplomatike karshi përballjes me Serbinë, “e cila ka një traditë të hershme të shtetit”.
Ish-presidenti vijoi se gjatë periudhës në përballje, dy kanë qenë proceset themelore: Kosova donte të qeveriste vetveten, Serbia dëshironte të qeveriste Kosovën.
Ndër të tjera, ai kujtoi takimin në OKB me Marti Ahtisaarin, të vitit 2006, dhe u shpreh se në atë kohë qenë e pamundshme të nxirret rezolutë dhe të marrë karakterin ndërkombëtar të mbështetjes nga ana e Këshillit të Sigurimit.
Por, tha se ka pasur mbështetje morale të fuqive kryesore.
“Në shtator të vitit 2006 kam pas takim në Këshillin e Sigurimit në OKB, në fakt ishte në një zyre krejt tjetër me presidentin Ahtisaari dhe me Frank Viznerin dhe biseda ka qenë në këtë fjali kyçe: Unë po përmbylli procesin, palët s’po pajtohen, ideja e Sarkozit do të vijë pak më vonë, a jeni të kënaqur me Pavarësinë e Kosovës së mbikëqyrur për një periudhë caktuar, domethënë kohore. Nuk kom pasë dilema ju lutem, unë kisha mendimin edhe të kolegëve, nuk kom pasë dilemë se do të jetë kjo fazë e përcjelljes, e cila ka përfunduar me fazën e mëvonshme me Piter Faith-in, në 12-shin. Ishte punë që kapërcen si uji nën urë që shkon e s’ndalet dhe atëherë ka dhënë atë propozim. Ai propozim i është përcjell sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Moonit dhe ka qenë reagimi i tij i shkëlqyeshëm nëse e kujtoni reagimin e parë, po ka qenë e pamundshme të nxirret rezolutë dhe të marrë karakterin ndërkombëtar të mbështetjes nga ana e Këshillit të Sigurimit, por merr karakterin e mbështetjes morale të fuqive kryesore që na kanë mbështetë. Kjo është tepër e rëndësishme”, tha ai.
Ish-presidenti i Kosovës, ndër të tjera foli edhe për planin franko-gjerman, për të cilin tha se ka qenë “edhe atëherë, franko-gjerman përkatësisht gjerman apo modeli i dy Gjermanive thënë shkurt shqip”.
“Ky projekt që është prezantuar tash, ka qenë si ide që është prezantuar edhe atëherë, jo i debatuar e thash, franko-gjerman përkatësisht gjerman apo modeli i dy Gjermanive thënë shkurt shqip. Don studim, është bazë e qëndrueshme, do studim, do një unison të të gjithë faktorëve të pozitës dhe të opozitës në Kosovë për të marrë një vendim të pjekur për të ecur përtej. Do koherencë me qëndrimet me insistimin dhe studim natyrisht të mbështetësve të Kosovës.”, tha ai.
Ish-presidenti Sejdiu shtoi se temat e mëdha mund të hapen gjithmonë më vonë.
Ai tha se Serbia është ulur në karrigen e turpit me gjithë atë që ka bërë.
Sejdiu shtoi se politika e Slobodan Millosheviqit është në gjuhën e Aleksandar Vuçiqit. /kp
Të tjera
-
IHMK: Kufizoni daljet gjatë mjegullës, pritet të bjerë cilësia e ajrit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme...
-
Hamza në Bair të Mitrovicës: Ecim përpara me qëllim e guxim, drejt fitores së 9 shkurtit
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebo...
-
Këta janë tre anëtarët e një familje që vdiqën tragjikisht sonte në aksidentin në Çubrel
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodh në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë,...
-
Imri Ahmeti: Në Topliqan na treguan që përkushtimi për fitore është i palëkundshëm
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Imri Ahmeti është pri...
-
Daut Haradinaj: Peja me rrethinë do të jetë fituese me Kosovën Fituese
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandi...
-
Hamza për rritjen e pagave dhe pensioneve: Veç vdekja mundet me m’ndal
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
“Për 20 centimetra karrige, shkel mbi nderin” – Demhasaj reagon ashpër pasi Gërvalla e quajti Ramush Haradinajn të ashtuquajtur hero
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Arton Demhasaj, ka...
-
Këta janë 3 zyrtarë policor që mbetën të lënduar në aksidentin në Çubrel
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën magjistrale Mi...
-
Edhe pesë të lënduar nga aksidenti në Çubrel, katër prej tyre zyrtarë policorë
Në aksidentin në fshatin Çubrel të Skenderajt, vdiqën sonte tre persona civil...
-
Bedri Hamza nga Shala e Lipjanit: Fryma e fitores është përhapur anekënd Kosovës
Bedri Hamza pas tubimit masiv me veteranët e UÇK-së, ka takuar edhe banorët e...
-
Aksident në magjistralen Mitrovicë-Pejë, shkon në 3 numri i viktimave
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës në rrugën magjistrale Mitrovicë –...
-
Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Pejë, vdes një person e lëndohen disa të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjaë ditës në rrugën magjistrale Mitrovicë – ...