Lajme

Sejdiu: Arsimi, shëndetësia e drejtësia shtyllat më të dobëta në vend

Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 07 March 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu në seancën ku po diskutohet për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lart (EQAR) ka thënë se deputetët e dinë gjendjen e arsimit prandaj nuk ka nevojë që vetëm pas përjashtimeve nga jashtë të reflektojmë, transmeton Infokusi.com

‘Ne po presim që të vie nga Raport i Progresit ose ndonjë përjashtim që të shohim gjendjen e arsimit në Kosovë, deputetët dhe bartësit  e arsimit të lartë  janë shumë të vetëdijshëm për gjendjen e arsimit dhe gjendjen brenda AKA-së’, ka thënë Sejdiu

Ai ka shtuar se arsimi, shëndetësia dhe drejtësia zhvillojnë një shtet ndërsa në Kosovë këto janë tri shtyllat më të dobëta.

-Advertisement-

’Vendet e suksesshme janë reflektim i teri shtyllave të shoqërisë, arsimi, shëndetësia dhe drejtësia. Fatkeqësisht në shtetin tonë këto janë tri shtyllat më të dobëta, sepse qëllimi i Qeverisë është në fushat të tjera e jo në interesat e qytetarëve’, ka thënë ai.

Kuvendi i Kosovës po mbanë seancë të jashtëzakonshme në të cilën po diskutohet për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lart (EQAR)./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera