Lajme

Sejdiu: Albright, rol kyç në çështjen e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 07:27 | 24 March 2022

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka vlerësuar se për Kosovën është humbja e madhe kalimi në amshim i ish-sekretares Madeleine Albright, e cila ka dhënë shumë kontribut për çlirimin e Kosovës.

“Është zonjë e madhe që do të mbetet në historinë botërore dhe historinë e Kosovës, ka qenë promotore e mbështetjes së Kosovës e filluar në vitet e 1990”, tha Sejdiu për emisionin “Lajmet e fundit”, në RTK.

Sipas tij Albright në jetën e vetë e ka pasur në përvojën e saj, si familje e përndjekur si hebrenje. “Rol kyç ka pasur Albright në përgatitjen e konferencës në Francë (Rambouillet) në vitin 1999”, theksoi ai.

-Advertisement-

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, bëri me dije se Albright, kishte karakteristike të veçanta në dialog gjatë konferencës së Rambouillet, duke e marrë parasysh se kishte çështje shumë komplekse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera