Lajme

Seanca plenare e Kuvendit vazhdon sot nga ora 14:00

Autori: Gazeta inFokus 07:22 | 22 November 2021

Sot vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.

Rendi i ditës

18. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës,

-Advertisement-

19. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021,

20. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,

21. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2020,

22. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2020,

23. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2020,

24. Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2020,

25. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2020,

26. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020,

27. Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime lidhur me Raportin e Auditimit për Pasqyratë Vjetore Financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për vitin 2020,

28. Shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020,

29. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2020,

30. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sha.a. për vitin 2020,

31. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K,

32. Emërimi i kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit,

33. Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës,

34. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave (prej tyre dy (2) nga radhët e komunitetit shqiptar dhe një (1) nga radhët e komuniteteve jo shumicë),

35. Përzgjedhja e kandidatëve për anëtarë jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

36. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Vendi: Kuvendi i Kosovës Koha: 14:00

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera