Lajme

Seanca nuk transmetohet në Kuvend, Tahiri me kapelë në duar: Kapelat e Dejona Mihalit po e bëjnë këtë krim

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 16 October 2024

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Ableard Tahiri është shfaqur sot në seancë me një kapelë në duar.

Para se të fliste për kapleat e siç tha ai të Vetëvendosjes, ai kritikoi ashpër pushtetin actual duke thënë se po do ta mbysë zërin opozitar.

Këtë Tahiri e tha pasi kishte konfirmuar se seanca e sotme nuk është lëshuar në Radio Televizionin e Kosovës.

-Advertisement-

E këtë sipas tij po e bëjnë “kapelat” e Dejona Mihalit që ndodhen në RTK.

“Para se me fol për kapelat. Po e ngris një çështje tjetër, në këto momente vendosa me pa për kureshtje a është duke e trasmetuar RTK këtë seancë live dhe e pashë që RTK në këtë moment në programin qendror paska vendos me transmetu një konferencë të kryeministrit Kurti për të mbijetuarit e dhunës seksuale, ndërsa Kuvendin e Kosovës institucionin që e ka themelu këtë institucion paska vendos me qit në RTK 3, pra kjo nuk ka ndodhë kurrë, asnjëherë”.

“Këto kapelat e LVV e Dejonës që janë në RTK janë duke e bë këtë krim, dhe kjo është një tendencë me mbytë zanin opozitar…” , deklaroi ai në Kuvend.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera