Lajme

Seanca në parlamentin serb shihet si kërcënim për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 26 May 2019

Të hënën në Serbi pritet të mbahet një seancë për Kosovën. Analistët politikë thonë që politikanët në Kosovë duhet të jenë syçelë.

Parlamenti i Serbisë, të hënën pritet të mblidhet edhe një herë. Por, këtë herë temë diskutimi pritet të jetë Kosova.

E në këtë seancë të thirrur nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pritet që para deputetëve të paraqitet një raport gjashtë vjeçar i bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

Ky raport, është përgatitur nga e ashtuquajtura Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.

Por, as diskutimi për Kosovën, duket se nuk po i gjen të bashkuar pozitën e opozitën.

Këta të fundit, pritet ta bojkotojnë seancën, raporton T7.

Madje, Boshko Obradoviq nga opozita, thotë që ka tema më të rëndësishme për t’u biseduar në Kuvend.

E kjo seance, sipas njohësit të zhvillimeve politike mes të dyja vendeve, Milazim Krasniqi është edhe kërcënim për Kosovën.

Sipas profesorit Universitar, klasa politike në Kosovë këto ditë duhet të jëtë syçelë.

Krasniqi thotë që Kuvendi në Serbi, ka vendosur ta dyfishojë kohën e paraparë për diskutime në seancën e nesërme, gjë që tregon atje po i jepet një rëndësi e jashtëzakonshme diskutimit për Kosovën.

Kjo seancë parlamentare ku do të diskutohet për Kosovën, është e para e këtij lloji në Parlamentin Serb.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera