Lajme

Seanca në Hagë, avokati i Thaçit i nervozuar nga zvarritja e procesit

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 29 October 2021

Avokatët e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, janë shprehur të nervozuar sot në seancën e Speciales për shkak të vonesave të Prokurorisë për nxjerrjen e materialeve.

Avokati Roberts deklaroi se kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga koha për nxjerrjen e materialeve, duke shtuar se çështja është stërzgjatur.

Në fjalën e tij avokati Gregory Keohe e quajti qesharake qasjen e prokurorisë duke theksuar se Prokuroria në fillim pretendonte që gjykimi të niste në verën e këtij viti.

-Advertisement-

“Është shokuese për mua pozicioni i ZPS-së. Jam i sigurt që edhe ju zoti gjykatës jeni mërzitur nga kjo. Klientët tanë janë burgosur që nga viti i kaluar. Avokati koleg sapo na tha që afati fillestar ishte maji. E kuptoj zoti gjykatës që e keni shtyer. Çfarë ka ndodhur. Që nga konferenca e parë ne kemi marë 1 mijë e 732 dokumente teksa mbrëmë kemi marrë mbi 200 dokumente. Jam dakord me Roberts. Kur do t’i vijë fundi kësaj çështjeje. Tani na kërkohet që afati të shtyhet deri më 31 janar. Flitej që gjykimi do të fillonte në këtë vit, teksa tani dëgjojmë këtë kërkesë për shtyerje. Klienti im është në burg. Kjo është qesharake. Duhet të ketë një pikë ndalëse. Ata kanë vendosur që t’i ndalojnë këta burra”, tha Keohe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera