Lajme

Seanca mbi Kosovën i përçau, Vuçiq e Daçiq sot sy me sy

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 08 February 2023

Krerët e koalicionit qeverisës në Serbi, Aleksandar Vuçiq dhe Ivica Daçiq, pritet të takohen për të diskutuar mbi marrëdhëniet e tyre. Kështu ka bërë të ditur mbrëmë vetë Vuçiq, duke thënë se nuk ka më aq shumë besim në partinë e Daçiqit, SPS.

Vuçiq madje konfirmoi se seanca për Kosovën i ka dëmtuar raportet mes tij dhe Daçiqit.

Mediat e afërta me Daçiqin kanë shkruar të hënën në mbrëmje se në takimin e SNS-së, Vuçiq ka thënë se është gati për zgjedhje, i pakënaqur me mbështetjen që po merr nga Partia Socialiste e Serbisë.

-Advertisement-

Të nesërmen Daçiq zhvilloi një takim me deputetët socialistë, ndërsa Vuçiq me ministrat e SNS-së në Qeveri, transmeton Reporteri.net.

Vuçiq konfirmoi përplasjet teksa tha se ka folur me Daçiqin edhe të hënën edhe të martën dhe se do të bisedojë edhe sot.

“Asgjë nuk do të ndodhë brenda natës. Ajo që ka ndodhur tashmë ka dëmtuar ndjeshëm marrëdhëniet tona. Sepse ka gjëra për të cilat nuk do të flas. Kjo nuk mund të jetë arsyeja për gjithçka. Nuk mendoj se zgjedhjet janë një zgjidhje e mirë për vendin tonë. Kemi shumë probleme që duhet t’i zgjidhim dhe gjëra për të bërë, ligje për të miratuar”, tha Vuçiq.

Kuvendi i Serbisë ka 250 deputetë. Prej tyre, 106 janë nga radhët e Partisë Përparimtare, ndërsa 23 nga Socialistët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera