Seanca e Apelit në çështjen Gucati dhe Haradinaj caktohet më 1 dhe 2 dhjetor

Autori: Gazeta inFokus
11:42 | 24 October 2022
Më 20 tetor 2022, Paneli i Gjykatës së Apelit, ka caktuar seancën e Apelit në çështjen Gucati dhe Haradinaj, për 1 dhe 2 dhjetor 2022.
Pas kërkesës nga mbrojtja e Haradinajt, e shprehur në versionin e korrigjuar të ankesës, Paneli i Apelit ka lëshuar një urdhër me të cilin ka caktuar seancën në datat e mësipërme, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) thuhet se nuk ka pasur kundërshtime dhe janë shprehur të gatshëm për një seancë të tillë.
Tutje, në urdhër theksohet që sipas rregullës 72 (3) të Rregullave, një apelim ndaj një vendimi gjyqësor mund të vendoset edhe vetëm në formë të shkruar, ndërsa thuhet se rregulla 180 përcakton që pas kalimit të afatit për depozitimin e ankesave që përcaktohet me rregullën 179, Gjykata e Apelit mund të caktojë datën e një seance të Apelit nëse është e nevojshme.
Ndryshe, më 18 maj 2022 është shpallur aktgjykimi ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, ku trupi gjykues i shpalli fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Ata u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim, ku do t’iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim, dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin. Ndërkaq, u liruan nga përgjegjësia penale për hakmarrje.
Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinaj, akuzoheshin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara.
Gucati dhe Haradinaj ngarkoheshin se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.
“Me këto veprime, z. Gucati dhe z. Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës. /BetimipërDrejtësi/

Të tjera
-
Maliqi: Presidente, shpall gjendje të jashtëzakonshme
Analisti Shkëlzen Maliqi ka reaguar pas dështimit të seancës së sotme për kon...
-
Sali Zyba thotë se PDK i dhuroi tortë Simiqit të Listës Srpska, Hekuran Murati ia vë në pikëpyetje postimin
Hekuran Murati e ka vënë në pikëpyetje deklaratën e Sali Zybës së Vetëvendosj...
-
Tre të lënduar nga një vetaksident në Gurrakoc të Istogut
Tre persona janë lënduar në një vetaksident në fshatin Gurrakoc të Istogut. ...
-
Drashkoviq me akuza ndaj Vuçiqit: Serbia duhet të njohë realitetin e Kosovës
Ish-politikani serb dhe ish-ministri i Jashtëm, Vuk Drashkoviq, ka deklaruar ...
-
Përfshihet nga zjarri tregu i plazhit në Durrës
Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer pak më parë në zonën e plazhit n...
-
Tragjedia në Koçan: Tre nga të lënduarit ende në trajtim jashtë Maqedonisë së Veriut
Tre nga të lënduarit nga zjarri në diskotekën “Pulse” ende po marrin trajtim ...
-
Kujdes: Ja si do të jenë temeraturat javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ard...
-
Ramush Haradinaj kujton dëshmorin Mentor Dervishaj “Ai ishte pjesë e një sakrifice të rrallë”
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka përkujtuar dëshmorin Mentor Dervisha...
-
Tragjedi në Itali, shqiptari humb jetën pasi bie nga 100 metra lartësi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali. Gëzim Iljazi, ...
-
E rëndë: 50-vjeçari mbytet në plazhin e Durrësit
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, ku një pushues 50...
-
Detaje nga rra*hja në veri të Mitrovicës, njëri nga të arrestuarit ndalohet për 48 orë
Njëri nga dy të arrestuarit e sotëm për përleshje fizike në veri, me urdhër t...
-
Ju, Kryeministër, dhe unë që kemi lexuar mijëra libra, a keni një ‘adut’ për të dalë nga kjo krizë?” – Gazetari habit Kurtin me pyetje të papritur
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, është ballafaquar me një pyetje të pazako...