“Seanca e 3 gushtit do të shtyhet”
Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 01 August 2017
Seanca konstituive e 3 gushtit mund që të mos i hap rrugë krijimit të institucioneve të reja. Kjo pasi pritet që seanca e cila është paraparë për të enjten të bllokohet. Kështu të paktën thotë analisti i çështjeve politike, Ramush Tahiri.
Sipas tij, seanca konstituive do të bllokohet e do të shtyhet për një ditë tjetër, ngase i nominuri për kryetar të Kuvendit, Kadri Veseli, nuk i ka votat e mjaftueshme.
“PAN është përcaktuar që bartësi i listës, Kadri Veselit të jetë kandidatë për kryeparlamentar dhe për këtë e ka njoftuar Kuvendin dhe kjo është zyrtare. I mbetet deputetëve që pas verifikimeve të mandateve të tyre si deputetë ta votojnë Kadri Veselin si kryepalamentar. Janë deklaruar se nuk do ta votojnë dhe duket Kadri Veseli nuk do t’i ketë votat, 61 votat e nevojshme për t’u zgjedh kryetar Kuvendi. Nëse kjo ndodh atëherë mbledhja konsiderohet e pa përfunduar, brenda asaj dite nuk do të votohet dhe do të lihet një ditë tjetër që të vazhdoj seanca konstituive, dhe gjasat janë kjo që do të ndodh, të vazhdoj mbledhja konstituive ditën tjetër dhe PAN-i atëherë vendos a do të jetë me të njëjtin kandidatë apo do të jetë me kandidat tjerët. Gjasat janë që do të kemi bllokadë të konstituimit të Kuvendit”, u shpreh Tahiri për EkonomiaOnline.
Ai tha po ashtu se nëse bëhet konstituimi i Kuvendit atëherë do të duhet ende punë deri në formimin e Qeverisë.
“Kur konstituohet Kuvendit atëherë krijohen parakushtet për me u formuar qeveria do me thënë pa përfunduar konstituimi i kuvendit. Për t`u caktuar qeveria duhet të caktohet mandatari, tash ne nuk kemi mandatar zyrtar për kryeministër deri tash kishim kandidatë për kryeministër, por mandatar zyrtar i cili dekretohet nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Dekretimi bëhet në bazë të kërkesës së PAN-it, me këtë rast koalicionit ma të madh fitues i cili e njofton presidentin se cili është kandidat i tyre mandatar për ta krijuar qeverinë. Pasi ta marrë mandatin me dekret dhe të njoftohet kuvendi ose kryetari i kuvendit, atëherë mandatari e njofton kuvendin në afat prej 15 ditësh kur është i gatshëm që të votohet qeveria”, tha Tahiri.
Të tjera
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...