Lajme

Së shpejti lirohen edhe disa pacientë të shëruar nga koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 03 April 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se mbrëm në testimin e dytë të mostrave që dyshohej se janë infektuar me koronavirus, të gjitha mostrat kanë rezultuar negative.

Dje janë testuar 118 mostra në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Klinikën Infektive, fatmirësisht asnjë rast nuk është konfirmuar se është infektuar me Covid-19.

Salih Ahmeti, infektolog, në Klinikën Infektive bëri me dije se në këtë klinikë janë të shtrirë 43 pacientë me koronavirus.

-Advertisement-

“10 pacientë janë duke pritur testin, ata janë pranuar mbrëmë”, tha ai sot në Radio Televizionin e Kosovës.

Ai bëri me dije se disa pacientë do të lirohen së shpejti.

“Kosova është mirë në krahasim me vendet e tjera. Brenda disa ditëve do të lirohen disa pacientë. Dje kemi pranuar edhe një foshnjë, gjendja është e mirë fatmirësisht”, theksoi ai.

Ahmeti ri me dije se janë edhe katër infermiere të infektuara.

Sipas tij mjekët do të jenë gjithëherë në shërbim të qytetarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera