Lajme

Së shpejti hiqet pagesa prej 10 centësh në Stacionin e Autobusëve

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 09 August 2018

Tarifa prej 10 centësh, të cilën e paguante secili udhëtar në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, do të hiqet shumë shpejt.

Kështu bëri të ditur për KALLXO.com, Sherif Sejdiu, drejtor i bordit ekzekutiv të Stacionit të Autobusëve.

Sejdiu e quajti maltretim për udhëtarët këtë pagesë që ka filluar nga shtatori i vitit të kaluar.

-Advertisement-

“Shumë shpejt do të largohet mënyra digjitale e biletave për udhëtarët”, tha Sejdiu.

Drejtori i bordit ekzekutiv të Stacionit të Autobusëve tha se nuk ka një shifër të saktë se sa mjete janë mbledhur dhe ku janë destinuar ato që nga koha kur ka filluar funksionimi i biletave digjitale.

“Ne nuk e dimë sa mjete janë mbledhur sepse nuk mund ta llogarisim menjëherë ndërsa të gjitha mjetet janë destinuar brenda Stacionit për shërbime”, tregoi Sejdiu.

E për ndaljen e paautorizuar të autobusëve tët kompanive të udhëtimit jashtë Stacionit për marrjen e qytetarëve, drejtori Sejdiu fajin ia ka hedhur Ministrisë së Infrastrukturës pasi që, sipas tij, si Stacion nuk mund të bëjnë asgjë rreth ndaljes së kësaj dukurie edhe pse po u bën dëme të mëdha.

“Ndalja e paautorizuar e autobusëve jashtë Stacionit për marrjen e udhëtarëve po na bën shumë dëm neve si Stacion dhe është përgjegjësi e Ministrisë së Transportit, të cilët i kemi njoftuar dhe presim nga ata të marrin masa sepse ne nuk kemi fuqi ta ndalim këtë. Kjo e dëmton shumë buxhetin e Stacionit”, tha Sejdiu.

Po ashtu, i pyetur se a paguajnë qytetarët e të gjithave linjave pa përjashtim, Sejdiu tha se të gjithë paguajnë njëjtë, vetëm se disa kompani i ndihmojnë udhëtarët e tyre.

“Të gjithë paguajnë, do shkojnë pronarët e autobusëve e paguajnë për të mos i maltretuar qytetarët, se përndryshe të gjithë paguajnë, nuk ka diferencime”, theksoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera