Rozë

Së shpejti edhe dy martesa në estradën shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 20 September 2017

Ky vit ishte padyshim i martesave të artistëve të njohur të estradës.

Deri më tani keni parë dasmat madhështore të Getit e Marinës, Besit e Xhensilës. Por së shpejti edhe një këngëtar dhe një moderator i njohur do t’i japin fund beqarisë, transmeton Gazeta Express.

Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Besnik Qaka nga grupi NRG dhe moderatorin e njohur Labinot Gashi-Labi.

-Advertisement-

Për pak ditë Besniku e Labi do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me vajzat që kanë zgjedhur të plakën së bashku.

Derisa Besniku dhe Lolita do të martohen më 30 shtator, Labi dhe e fejuara e tij Qendresa do të martohen me datën 16 tetor.

E pak para dasmave të dy dhëndurët janë bërë së bashku. Këtë e ka bërë të ditur Besniku përmes një fotografie të postuar në rrjetet sociale.

Deri më tani Besniku dhe Lolita janë duke shpërndarë ftesat e dasmës së tyre.

Ndërkohë ditë më parë Qendresa kishte festuar natën e beqarisë ani pse një muaj para dasme.

Kjo ka qenë befasi nga dy mikeshat e saj Andrra Destani dhe Luljeta Selimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera