Lajme

Scholz hap llogari në “TikTok” me një premtim: Nuk do të kërcej

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 08 April 2024

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka hapur një llogari në TikTok, duke premtuar se nuk do të shihet duke kërcyer në platformën e mediave sociale të njohura nga të rinjtë.

Kanali më i ri zyrtar i qeverisë “rrit ofertën e informacionit për qytetarët, të cilët gjithnjë e më shumë informohen dhe diskutojnë politikën në TikTok”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Scholz, Steffen Hebestreit, raporton The Guardian.
Llogaria do të ofrojë “një vështrim prapa skenave të përditshmërisë së qeverisë”, tha Hebestreit.

I njohur për stilin e tij të matur të lidershipit, vetë kancelari tha në një tjetër kanal të mediave sociale. “Unë nuk do të kërcej. Premtuar”, shkroi Scholz në “X”.

-Advertisement-

Scholz bëhet lideri i fundit perëndimor që i bashkohet platformës së mediave sociale në pronësi kineze, pavarësisht shqetësimeve të përhapura rreth sigurisë dhe shqetësimeve për dezinformimin.

Presidenti amerikan Joe Biden hapi një llogari në “TikTok” në shkurt, në kohën e zgjedhjeve presidenciale të këtij viti në SHBA, në një përpjekje për të arritur te votuesit më të rinj.

Prania e Biden në këtë kanal, megjithatë, nuk e pengoi atë të ngrejë shqetësime për pronësinë e platformës gjatë një telefonate me udhëheqësin kinez, Xi Jinping, këtë muaj.

Hebestreit tha se ishte “rastësi” që hapja e llogarisë erdhi disa ditë përpara vizitës së Scholz në Kinë këtë fundjavë. Ai tha gjithashtu se zyra e Scholz kishte marrë kohë për ta vlerësuar platformën përpara se të regjistrohej.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera