Lajme

Scholz: Asnjë vend s’do të anëtarësohet në BE vetëm për arsye gjeopolitike, Mali i Zi ka ambicie realiste

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 29 April 2024

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz ka pritur Kryeministrin e Malit të Zi në zyrën e tij në Berlin.

Në një postim në X pas takimit, Scholz ka shkruar se Mali i Zi është një faktor i rëndësishëm për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

“Asnjë vend tjetër në Ballkan aktualisht nuk është më i përcaktuar për progres për krijimin e kushteve për t’u anëtarësuar në BE. Gjatë vizitës së tij në Berlin e sigurova Kryeministrin Spajic për mbështetjen tonë në këtë rrugë” ka shkruan Scholz.

-Advertisement-

Në konferencën për media Kancelari ka thënë se “asnjë nga vendet e shumëta që synojnë anëtarësimin në BE nuk do të anëtarësohet vetëm për arsye gjeopolitike”.

Por, a mund anëtarësohet Mali I Zi pas katër vjetësh?

“Bëhet fjalë edhe për arritjet e secilit vend (merit -based), pra sa i ka plotësuar parakushtet për shtetin e së drejtës, demokracinë, ekonominë e tregut dhe bashkëjetesën sociale. Parakushti është përmbushja e acquis evropaine. Por unë jam i impresionuar me ambicien dhe shpejtësinë. Dhe mendoj se është një ambicie realiste. Ne do të ofrojmë gjithë mbështetjen tonë për këtë”, ka premtuar kancelari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera