Lajme

Schmitt: Gjermania nuk është gati të reagojë kundër Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 21 March 2022

Studiuesi i historisë, Oliver Schmitt, ka folur në emisionin Pressing në T7 për luftën në Ukrainë.

Schmitt ka thënë se ajo që po ndodh në Ukrainë, është një ndër katastrofat më të mëdha humanitare prej Luftës së Dytë Botërore.

“Kemi 10 milionë të shpërngulur. Ajo që po ndodh është katastrofë e vërtetë. Ndër më të mëdhatë prej Luftës së Dytë Botërore”, thotë ai.

-Advertisement-

Schmitt tutje flet edhe për qasjen e vendeve të BE-së ndaj agresorit, që në këtë rast është Rusia.

Ai thotë se Gjermania u lidh shumë me Rusinë gjatë lidershipit të Angela Merkel. Për këtë arsye, ai thotë se gjermanët e patën të vështirë të reagojnë ndaj Rusisë.

“Gjermania krijoi lidhje të forta me Rusinë gjatë udhëheqjes së Merkel. Gjatë atyre viteve ushtria gjermane u shkatërrua gati tërësisht dhe Gjermania u var nga gazi rus”, thotë ai.

“Gjermania nuk është gati të reagojë ndaj Rusisë”, shton tutje Schmitt.

Historiani austriak po ashtu thotë se shumë shtete të tjera të BE-së janë të papërgatitura për luftë dhe varen nga SHBA-ja për mbrojtjen e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera