SBAShK-u kërkon lirimin e shtatzënave dhe të sëmurëve kronik nga procesi mësimor
Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 28 September 2021
Fillimi i vitit të ri shkollor ka filluar së mbari. Të paktën kështu vlerësojnë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.
Kryetari i kësaj Sindikate, Rrahman Jashari, në një prononcim për Gazetën Infokus tha se kemi një fillim të mbar të vitit të ri shkollor.
“SBASHKU me qëllim që të ketë informacione nga dora e parë mbrëmë ka mbajtur një takim nga larg me kryetarët e nivelit komunal sindikal, të cilët duke vlerësuar fillimin e vitit të ri shkollor shumica prej tyre kanë theksuar se kemi një fillim të mbar të vitit të ri shkollor. Gjithashtu është vërejtur në ditë të tëra se edhe drejtoritë arsimore kanë bërë përgatitje dhe kanë pasur angazhime të shtuara në mënyrë që institucionet arsimore të jenë të përgatitura”, tha Jashari për Gazeta Infokus.
Ai në këtë prononcim ngriti edhe çështjen e mësimdhënësve me sëmundje të rënda kronike dhe shtatzënave, që të ketë një zgjidhje së paku të përkohshme që ata të lirohen nga procesi mësimor.
“Edhe në ketë takim kryetarët kanë ngritur çështjen e kolegëve tanë me sëmundje të renda kronike, duke kërkuar që Qeveria e Kosovës të gjejë një zgjidhje së paku të përkohshme që ata të lirohen nga procesi mësimore. Sëmundjet e tyre e kanë bërë të veten dhe këta njerëz edhe përkundër dëshirës nuk mund të japin as për afërmi atë që kërkohet nga ta në procesin mësimor dhe SBASHKU insiston që te behet një zgjidhje gjersa ligji për skema pensionale te ketë një aneks shtesë për një zgjidhje afatgjatë për ta”, shtoi Jashari.
Lidhur me këtë ai shtoi se qeveria në vendimin e fundit të qeverise nuk e thekson vendimin e ri që grat shtatzëna të obligohen nga paraqitja e tyre në punë.
“Neve na është thënë nga zëvendëskryeministri, Dukagjin Popovci se vendimi i fundit i Qeverisë lidhur me masat Covit-19, nuk e thekson vendimin e ri që grat shtatzëna obligohen nga paraqitja e tyre në punë. D.m.th. në shkollat tona kemi pasur në ditën e parë edhe koleget tanë me sëmundje të renda kronike sepse ata nuk mund të rrinë në shtëpi pa pasur ndonjë vendim të Qeverisë që ata lirohen nga procesi mësimore”, shtoi Jashari për Infokus
Ai theksoi se mësimdhënësit janë të detyruar që të shkojnë në shkollë për ta ruajtur vendin e tyre të punës dhe kafshatën e gojës për ta dhe fëmijët e tyre.
“Ne mendojmë se është obligim moral edhe njerëzor i Qeverisë edhe MAShTI-të që ta gjejë një zgjidhje për ta. Ata po janë të detyruar që të shkojnë në shkollë për ta ruajtur vendin e tyre të punës dhe kafshatën e gojës për ta dhe fëmijët e tyre. Ne insistojmë dhe do te insistojmë madje i kemi dërguar letër edhe Kryeministrit Albin Kurtit, me lutjen që ai ta ngritë këtë çështje në Qeveri që të gjendet një zgjidhje e përkohshme për këtë”, deklaroi Jashari, /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...