Lajme

SBASHK-u braktis mbledhjen me MASHT-in, nuk pajtohet t’i zëvendësojë orët e humbura

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 15 April 2019

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, dhe nënkryetarja e sindikatës, Vjollca Shala, e kanë lëshuar takimin me ministrin, Shyqiri Bytyqi, ku është diskutuar për gjetjen e një zgjidhje për orët e humbura gjatë grevës.

Ai tha se e kanë lëshuar takimin pasi që ministri ka insistuar që të respektohet vendimi i tij për zëvendësimin e orëve, raporton Koha Ditore.

Jasharaj ka thënë se mbeten të palëkundur në kërkesën e tyre që në ligjin për paga të ngritën koeficientet e mësimdhënësve fillor, pedagogëve, psikologëve dhe sekretarëve të shkollave.

-Advertisement-

“S’ ka kurrfarë marrëveshje. Ka qenë një takim i tensionuar dhe ne e kemi lëshuar mbledhjen. Ne mbetemi në kërkesat që të zëvendësohet vetëm një javë nëse plotësohen kushtet tona”, ka theksuar ai.

Takimi që po mbahet në MASHT është duke vazhduar me drejtorët komunal të arsimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera