Lajme

SBASHK-u bashkëndjen me dhembjen e kolegëve për arsimtaren e vrarë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 25 November 2022

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka reaguar pas rastit të rëndë që u regjistrua në orët e mëngjesit të sotëm në Prishtinë, ku po dyshohet se bashkëshorti ka vrarë me sëpatë gruan e tij, Sadije Godeni.

Godeni punonte si arsimtare në shkollën “Dardania” në Prishtinë.

“Me plot dhembje e trishtim morëm lajmin për rastin tragjik në familjen Godeni. Dhembja shtohet për të gjithë punëtorët e arsimit ngase si pasojë e dhunës familjare, që ka nisur të bëhet përditshmëri, humbi jetën mësimdhënësja dhe anëtarja e devotshme e sindikatës sonë Sadije Godeni”.

-Advertisement-

“Loti e dhembja jonë bëhet bashkë me dhembjen dhe lotin e punëtorëve arsimorë në shkollën ‘Dardania’ në Prishtinë dhe në gjithë Kosovën. Të lutemi bashkë që ngjarje të tilla tragjike të mos ndodhin kurrë më”, përfundoi reagimi i SBASHK-ut.

Prokuroria Themelore ka njoftuar se i dyshuari, bashkëshorti i saj, tashmë është arrestuar pasi është vetëdorëzuar në Polici.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera