Lajme

SBAShK paralajmëron protestë më 1 maj

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 24 April 2024

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë të ditur se me 1 maj do të ketë protestë të punëtorëve të arsimit.

Në njoftimin e SBAShK-ut i bëhet apel Qeverisë të ndryshohet qasja ndaj punëtorëve të arsimit dhe të punësuarve tjerë në sektorin publik e privat.

Sipas kësaj sindikate, se kryeministri Albin Kurti, ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, kanë qasje të keqe ndaj punëtorëve të arsimit dhe kërkesave të tyre.

-Advertisement-

“Tani , si për inat, kolegët nga sindikatat e arsimit të vendeve të rajonit po na lavdërohen me pagat e ngritura vazhdimisht , që dallojnë shumë krahasuar me pagat në Arsimin Parauniversitar të Kosovës. Po na krenohen edhe me Kontratat e tyre Kolektive , për Ligjin për sigurimin shëndetësor, për atë të skemave pensionale dhe për kushtet e punës dhe për respektin e shprehur publikisht të qeverive të tyre ndaj figurës së mësuesit”.

“Ju vepruat krejt ndryshe. Punuat Ligjin për paga që nuk realizoi pritjet tona të arsyeshme. Ju lëvizët në mënyrë ironike vlerën e koeficientit të pagave. Ju nuk e bëtë Ligjin për sigurime shëndetësore. Ju bëtë ndryshime e plotësime në Ligjin për skemat pensionale dhe, si me qëllim, mohuat të drejtën e fituar nga neni 8 , paragrafi 6 që vitet e 90-ta i pranonte arsyeshëm si vite kontributdhënëse. Ju për t’i shuar sindikatat shkelet Ligjin për organizimin sindikal dhe shlyet tërë anëtarësinë duke i obliguar nëse duan të kenë sindikatë të regjistrohen në platformën e Kosova , që nuk ka ndodhur në as një vend të botës. Ju nuk bëtë asgjë as për përmirësimin e kushteve të punës që do të ndikonin shumë në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë. Ju paralizuat punën e Këshillit Ekonomik Social. Ju nuk doni të nënshkruani tani e sa kohë Marrëveshjen Kolektive që garanton të drejtat e punëtorëve në sektorin publik dhe atë privat”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera