Lajme

SBAShK: Edhe këtë vit, qeveria vazhdoi me qasjen e gabuar ndaj sindikatave

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 28 December 2023

Këshilli Drejtues i SBAShK-ut ka mbajtur takimin përmbyllës duke analizuar aktivitetet e zhvilluara e duke bërë planifikime të veprimtarive sindikale në vitin 2024.

Përfaqësuesit e të punësuarve, që nga çerdhet e deri në universitete, kanë vlerësuar se viti 2023 ishte me plot sfida, por edhe me arritje të shumta.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj duke prezantuar raportin e punës, ka deklaruar se “fatkeqësisht edhe në vitin 2023 Qeveria Kurti e në këtë kuadër edhe ministrja Nagavci kanë vazhduar me qasjen e gabuar ndaj sindikatave dhe i kanë ikur dialogut të mirëfilltë për çka përmes shkresave janë kritikuar edhe nga Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), që numëron 11 milionë anëtarë dhe Internacionales Botërore të Arsimit (EI), që numëron 32 milionë anëtarë”.

-Advertisement-

Jasharaj ka thënë se qeveria sivjet ka pasur tendenca për shuarjen e sindikatave “përmes pengesave të regjistrimit në e-Kosova, por u ka shkuar huq”, sepse “shumica e të punësuarve në arsim kaloi këto barriera duke dëshmuar se janë bashkë e në SBASHK”.

Kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit ka thënë se veprimtarët sindikalë dhe stafi qendror kanë arritur të realizojnë detyrat e planifikuara për vitin 2023.

Anëtarët e Këshillit Drejtues të SBAShK-ut kanë theksuar se punëtorët e arsimit falë Kontratës Kolektive të Arsimit kanë realizuar përmes gjykatave benifite të shumta, që u ka krijuar kjo Kontratë.

Këshilli Drejtues e shpalli Ymer Ymerin, koordinatorin për organizim të brendshëm, sindikalist të vitit në SBAShK ndërsa sindikatat e Kosovës në kuadër të BSPK-së e shpallën sindikalist të vitit në nivel vendi kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharajn.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera