Lajme

‘Sasa është VV. VV është Sasa’: Dejona i shkruan edhe postimet e deputetes Adriana Matoshi

Autori: Gazeta inFokus 19:23 | 29 February 2024

Komisarja e VV’së për gjithçka si duket, Dejona Mihali, u zu nga kamerat duke ‘koordinuar’ me deputeten e famshme të VV për sfilata të parullave në Kuvend. Koordinoheshin për të sulmuar gazetarin Ilir Mirena gjatë seancës të së enjtes.

Për një kohë shumë të gjatë është aluduar e akuzuar se “komisarja” e fortë e Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria, Dejona Mihali, qëndron prapa fjalimeve e deklarimeve publike të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes. Kjo, u konfirmua sot.

Nacionale ka siguruar një komunikim të deputetes Adriana Matoshi me Dejona Mihalin. Mihali ia përgatit deputetes disa fjali për ta sulmuar një analist kosovar që ishte tallur me të.

-Advertisement-

“Ish-Zv. ministri i PDK-së, njohësi i thellë i fushës së shpronësimeve në Hade, tash pronar portali “Periskopi”, ka kohë që në mënyrën më të ultë merret me mua. E kuptoj që është në opozitë dhe fondet nuk i ka më siç i kishte, por e inkurajoj për durim e vetëpërmbajtje. I bën mirë edhe për shëndetin.”

Jo veç që i tregon se çka të shkruajë, Mihali e udhëzon deputeten Matoshi edhe se kur ta publikojë shkrimin kundër analistit.

“A ta qes post në Facebook?” – e pyet Matoshi. “Më vonë” – ia kthen Dejona.

Pra, Dejona Mihali nga Shqipëria i shkruan ‘goditjen që një deputete e Kuvendit i bën një analisti kosovar. Dhe madje edhe i tregon se kur ta postojë.

Fillimisht, duhet përmendur që deputetja Matoshi, përveç komunikimit me Mihalin, i është ankuar edhe zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka për gazetarin Mirena duke i thënë se “po merret me të”.

Pastaj, duket se futet në lojë ‘artileria e rëndë’, Dejona Mihali.

Se çfarë pushteti ka Dejona Mihali tregon gjendja e mjerueshme në të cilën sot kishte rënë një deputet tjetër i VV-së, Halil Thaçi.

Ky i fundit, siç raportoi Nacionale, po konsultohej me robotë se si ta sulmonte opozitën për çështjen që po diskutonin, pra shëndetësinë.

Ai u zu nga fotografi i Nacionales duke u konsultuar me ChatGPT për të shkruar fjalime të Kuvendit të Kosovës.

Mbi këtë, ai ka folur për mediumin “Albanian Post”, duke e dhënë një përgjigje gati qesharake:

“Jo nuk kam fjalim sot, vetëm më interesoj nëse ‘ChatGPT’ ka informacione për shëndetësinë në Kosovë, ajo më interesojë, vetëm për rekreacion e pata.. s’kam fjalim sot”.

Ndryshe, Nacionale ka kontaktuar edhe deputeten Ariana Matoshi për ta pyetur mbi “komunikimin” e saj me Mihalin, por e njëjta nuk ka qenë e qasshme në telefon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera