Sarrazin: Reduktimi prej 25 % i prezencës së policisë në veri nuk mjafton, për bashkësinë ndërkombëtare themelimi i Asociacionit është kyç
Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 14 July 2023
I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka komentuar hapin e parë të Qeverisë së Kosovës drejt shtensionimit të situatës në veri.
Sarrazin ka thënë se reduktimi për 25 përqind i pranisë së policisë në dhe pranë objekteve komunale në komunat në veri, është hap pozitiv, por ka shtuar se nuk mjafton për të përmbushur kërkesat e BE-së që i ka paraqitur në planin tre pikësh.
“Duhet të them se është hapi i parë dhe është një hap pozitiv, por është vetëm një hap i parë i vogël dhe nuk ka përfunduar. BE-ja ka vendosur një plan të qartë me trepikësh që nuk nënkupton prezencë të forcave speciale të policisë në veri dhe pranë ndërtesave komunale dhe ulja prej 25 për qind është një hap drejt kësaj, por qartësisht që nuk përmbush kërkesat e Unionit”, ka thënë Sarrazin për RTS.
Aksioni ku u arrestua avokati Besnik Berisha dhe të tjerët, Policia: U konfiskuan telefona, një pistoletë e 7500 euro
Emisari gjerman ka shtuar se palët duhet të fokusohen në Marrëveshjen e Ohrit dhe se situata e tensionuar mes dyja vendeve ndikon në perspektivën evropiane të të gjithë rajonit.
Ai thotë se Serbia duhet të ndryshojë retorikën e saj rreth Marrëveshjes së Ohrit, e në anën tjetër, Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Duhet të punojmë për Marrëveshjen e Ohrit, situatën aktuale, kushdo që është pak a shumë përgjegjës dhe cilado qoftë perspektiva në Serbi dhe Kosovë, kjo situatë ka ndikim negativ në perspektivën evropiane të gjithë rajonit.
Marrëveshja nuk është e përsosur, asgjë në botë nuk është zakonisht perfekte, por është një shans i madh për të zgjidhur ngërçin në marrëdhëniet mes tyre.
Serbia duhet të ndryshojë retorikën e saj në lidhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe ta zbatojë atë plotësisht. Nga ana tjetër, ne kemi nevojë për përkushtimin e palës kosovare. Për ne, bashkësinë ndërkombëtare, Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe është kyç”, është shprehur ai.
Të tjera
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...