Lajme

Sarrazin në Kosovë, takohet me Krasniqin

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 29 August 2024

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka arritur në Kosovë për vizitën e tij zyrtare.

Ai është takuar me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, në selinë e këtij subjekti politik. Në njoftimin e lëshuar nga Krasniqi thuhet se ata kanë diskutuar për  zhvillimet e fundit politike në rajon, me theks të veçantë ato në Kosovë.

“Emisarin Sarrazin e njoftova se Partia Demokratike e Kosovës është angazhuar çdo ditë, në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, të jap kontributin e saj të parezervë për ruajtjen e interesit të shtetit tonë. Për PDK-në, bashkëpunimi i mirë me partnerët ndërkombëtarë në funksion të zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik të Kosovës është tejet i rëndësishëm”.

-Advertisement-

“Në këtë drejtim, PDK mbështetë të gjitha nismat e mirëfillta të cilat rrisin dhe fuqizojnë bashkëpunimin konstruktiv rajonal – si hap konkret drejt përafrimit të rajonit me Bashkimin Evropian. Emisarin Sarrazin e falënderova për kontributin e vazhdueshëm të Gjermanisë për Kosovën!”, ka thënë Krasniqi në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera