Lajme

Sarrazin me vërejtje ndaj Kurtit: Gabim i madh ajo çfarë bëri në Zveçan

Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 12 September 2023

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka shprehur vërejtje ndaj kryeministrit, Albin Kurti, duke i cilësuar të gabuara veprimet të cilat çuan në tensionim të situatës në Zveçan.

”Personalisht mendoj se ishte një gabim i madh çfarë ka bërë Albin Kurti në rastin që çoi në situatën e krijuar në Zveçan (me rastin e lëndimit të ushtarëve të KFOR-it dhe trazirave atje)”.

Siç thotë Sarrazin për rtv21, mbase mund të kishte një plan më të mirë nga BE, por jo të gjithë binden se ai është i duhuri.

-Advertisement-

”Mund ta keni pasur një plan më të mirë, por ndoshta jo të gjithë ju besojnë se ai plan është më i mirë”.

”E gjithë ajo që ndodhi nuk ishte vetëm përgjegjësi e vetme e palës së Kosovës. Bashkimi Evropian iu komunikoi qartë atë që do që të bëhet, pra disa pika, me qëllim që situata të shtendoset. Mund të mos pajtoheni me këto vendime, por është standard i BE-së, 27 vendet anëtare, madje edhe QUINT-i”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera