Sarrazin: Do të ketë një shtytje të re në dialog, pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit
Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 18 October 2023
I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, thotë e do të ketë një shtytje të re në dialogun Kosovë-Serbi, pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.
Pak ditë para vizitës së pesëshes evropiane dhe amerikane në Kosovë dhe Serbi, emisari gjerman kërkon një agjendë të qartë për depërshkallëzimin e situatës në veri dhe zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit.
Sarrazin thotë se Gjermania dhe Bashkimi Evropian kanë pritshmëri të qarta nga Serbia që të mbajë përgjegjës autorët e sulmit të 24 shtatorit në veri.
Ai nënvizon nevojën që palët të jenë më konstruktive dhe pozitive në procesin e dialogut.
“Unë mendoj se ne duhet të përpiqemi të kemi nga njëra anë agjendën e de-përshkallëzimit. Ajo është e përshkruar qartë nga incidentet e muajit maj dhe tani kemi disa çështje të pazgjidhura, por veçanërisht tani ato janë pritshmëri të qarta nga Bashkimi Evropian për atë çfarë do të japë Serbia për de-përshkallëzimin, veçanërisht në lidhje me mbajtjen përgjegjës të autorëve të sulmit të 24 shtatorit…”, thotë ai.
Pavarësisht sulmit terrorist në veri, i cili sipas Qeverisë së Kosovës është sponsorizuar nga Serbia, emisari gjerman thotë se marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit janë ligjërisht ende funksionale, mirëpo nevojitet një ripërkushtim politik i Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e tyre.
“Kosova dhe Serbia të ripërkushtohen për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit”, thotë ai.
Krahas kësaj, Sarrazin flet edhe për Samitin e Procesit të Berlinit, i cili u mbajt më 16 tetor në Tiranë.
Ai shton se Procesi i Berlinit do të jetë aktivisht në rajon për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak i shoqëruar nga këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të udhëtojnë të shtunën, më 21 tetor në Kosovë dhe Serbi, për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Krahas Lajçakut në këtë vizitë do të jenë edhe Emanuel Bonne, këshilltar për siguri dhe politikë të jashtme i presidentit të Francës , ai i kancelarit gjerman, Jens Plotner, dhe i kryeministres së Italisë, Francesco Talo. Po ashtu do të jetë në delegacion edhe i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Për herë të fundit Kurti dhe Vuçiq, ishin takuar në një takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut, më 14 shtator në Bruksel. Aty kishin shfaqur mospajtimet për planin e sekuencimit të zbatimit të marrëveshjeve. Për këtë, BE-ja ia kishte lënë përgjegjësinë palës kosovare.
Kosova e akuzoi Serbinë se është prapa sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, përmes të cilit ka tentuar të aneksojë veriun e Kosovës./KosovaPress
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngje...
-
“Faleminderit”, Krasniqi mirënjohëse për mbështetjen e qytetarëve të Vushtrisë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Prishtina të martën është renditur ndër 15 qytetet me ajrin më të ndotur në b...
-
Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka u...
-
Lushtaku në takim me banorët e tre fshatrave të Skenderajt: Besimi juaj është shpresa për të ardhme të sigurt
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Konfiskohen rreth 25 kg lëndë nạrkọtike dhe arrestohen katër të dyshuar
Operacioni policor i koduar ‘Starti’ kanë goditur një grup kriminal trafikant...
-
Haradinaj takon kongresmenin Keith Self: Të rikthejmë marrëdhëniet strategjike me Amerikën
Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj sot ka takuar Kongresmenin Republikan, ...
-
Memli Krasniqi nga Vitia: Të gjitha shtabet zgjedhore të PDK-së janë të mobilizuara për fitoren e Bedri Hamzës më 9 shkurt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në vazhdën e vizit...
-
Bedri Hamza nga Krusha: Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Daut Haradinaj: Mbështetja masive për Kosovën Fituese, shpresë për rikthimin e dinjitetit për qytetarët
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Deklarata e Trump për gjinitë, Lushtaku: Kjo deklaratë ngjallë shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Jeta Rafuna: Vushtria mikpritëse si gjithmonë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Raf...