Lajme

Saranda Bogujevci uron 15 vjetorin e pavarësisë me një fotografi me “bossen” e LVV-së, Dejona Mihalin

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 17 February 2023

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka vendosur që të urojë festën e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës në një formë më të veçantë.

Ajo ka publikuar një fotografi me kryefjalën e mediave të enjten, Dejona Mihalin.

Mihali u bë temë e diskutimit pasi, deputeti i partisë ne pushtet, Haki Abazi hodhu akuza të rënda duke thënë se ekzistojme video xhirime që tregojnë se në LVV nuk ka demokraci dhe se gjithçka madje edhe fjalimet e deputetëve vendosen nga ajo.

-Advertisement-

Derisa pjesë e kësaj akuze ishin edhe deputetja që ka uruar 17 shkurtin së bashku me Mihalin ku shihen se po festojnë në një kafene si dhe Mimoza Kusari – Lila.

Ndërsa në fotografinë festive ku Bogujevci e Mihali shihen duke qeshur, kjo e para shkruan “Gëzuar nga ne e dashtun Kosovë! 🇽🇰❤️”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera