Rozë

Sara Hoxha zbulon se është infektuar me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 14 August 2020

Nëse ka një gjë të sigurtë nga Covid-19, është që ky virus nuk seleksionon dhe mund të prekë këdo, nëse nuk respekton rregullat e thjeshta kundër tij.

Listës së personazheve të njohur këtu në Shqipëri që janë infektuar nga koronavirusi, ku përfshihen politikanë, këngëtarë apo njerëz të ekranit, mesa duket i është shtuar edhe Sara Hoxha. Trashëgimtarja e “Top Media”, e pyetur sot në Instagramin e saj në rubrikën “Ask me a question”, nëse është e sigurtë që të udhëtohet gjatë një pandemie, tha:

“Duke qenë se virusin e mora në Dhërmi, me shumë gjasa është ok (të udhëtosh). Nëse mbrohesh në ambiente të mbyllura dhe aty ku mundesh mban distancë, duhet të jetë në rregull. Nuk jam eksperte, kështu që bëni kërkimet tuaja dhe besoni atë që mendoni.”

-Advertisement-

Pra Sara thotë se virusin (Covid-19) e ka marrë kur ka udhëtuar në Dhërmi, megjithatë tani mund ta ketë kaluar, pasi ditët e fundit ka postuar më shumë në rrjetet sociale nga vendet ku ndodhet, që do të thotë se tashmë e ka mbaruar izolimin e mundshëm dy-javor.

Tregohuni të kujdesshëm njerëz, mbani distancën dhe ruani shëndetin tuaj dhe të familjarëve!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera